
Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS.
Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Javier Mascherano është e treta në Lindje me 15 pikë, pas Charlotte dhe Cincinnati, të dyja me nga 16.
Megjithatë, Inter Miami ka luajtur një ndeshje më pak se këto dy skuadra dhe mbetet i pamposhtur në MLS me katër fitore dhe tre barazime në shtatë ndeshje.
Stadiumi Soldier Field i Çikagos ishte i mbushur me 62.358 spektatorë një rekrod historic për ta, të mbledhur për të parë Leo Messin të udhëheqë skuadrën e Inter Miamit, ku përfshiheshin edhe Luis Suarez dhe Sergio Busquets. Jordi Alba hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
Lionel Messi e nisi ndeshjen në Soldier Field, duke goditur dy herë traversën.
Top Channel