Mbretëria e Bashkuar thekson mbështetjen për SPAK: Përparim në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

14/04/2025 14:22

Mbretëria e Bashkuar vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Nëpërmjet një deklarate, që vjen pak orë pasi kryeprokurori Altin Dumani prezantoi raportin vjetor të SPAK, ambasada britanike shkruan se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe përmes shërbimit Ndërkombëtare të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kemi mbështetur SPAK për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo strategji e komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara“, thuhet më tej.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta