Me argumentin se njerëzit në Shqipëri janë homofobë, dy vajza nga komuniteti LGBT+ kanë bindur autoritetet britanike, që aprovuan kërkesën e tyre për azil.

Dy gratë, që sipas Daily Mail janë nga Shkodra, pretenduan se në Shqipëri ishin rrëmbyer nga burra të maskuar, që i dhunuan dhe i sulmuan fizikisht. “E gjitha për shkak të orientimit tonë seksual”, janë shprehur ato në gjykatë, duke theksuar se do të ishte shumë e rrezikshme që ata të deportoheshin në shtëpi.

Ndonëse homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Shqipëri, popullsia e vendit është konservatore dhe dominohet nga meshkujt”, është shprehur avokati i grave.

Në fund, gjykatësi vendosi që gratë mund të qëndrojnë në Britani për t’u garantuar të drejtat e njeriut, pasi ato janë ‘në rrezik të diskriminimit të mundshëm’ nëse kthehen.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta