Çmimi i madh i Bahreinit! Pisatri fiton garën, zhgënjen sërish Hamilton me Ferrarin e tij

14/04/2025 15:32

Piloti australian Oscar Piastri dominoi nga starti deri në valëvitjen e flamurit të finishit Çmimin e Madh të Bahreinit.

Pasi u nis nga “pole position”, 24-vjeçari i McLaren udhëhoqi garën me autoritet të plotë dhe nuk u vendos asnjëherë nën presion nga rivalët. George Russell i Mercedes-it përfundoi në vendin e dytë – ndonëse pozicioni i tij është ende në shqyrtim për një shkelje të mundshme të rregullores mbi sistemin DRS.

Britaniku rikuperoi menjëherë në nisje vendin që i ishte hequr për një gabim gjatë ndalesës në bokse në kualifikime, duke parakaluar Ferrarin e Charles Leclerc dhe duke ndjekur nga afër Piastrin gjatë gjithë garës. Në vendin e tretë u rendit Lando Norris, gjithashtu me McLaren, i cili arriti të kalojë Leclerc dhe më pas tentoi t’i afrohej Russell, por pa sukses.

Leclerc mbylli garën në vendin e katërt, përpara shokut të skuadrës Lewis Hamilton, i cili u klasifikua i pesti. Një performancë zhgënjyese pati kampioni në fuqi, Max Verstappen, i cili nuk shkëlqeu dhe u rendit pas Hamiltonit dhe Pierre Gasly të Alpine.

Ky rezultat i jep një nisje të shkëlqyer sezonit për Piastrin dhe McLarenin, ndërsa sinjalizon një sezon spektakolarë që po transmetohet ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta