Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre
14/04/2025 10:41
Një aksident tragjik ndodhi këtë mëngjes pranë mbikalimit të Paskuqanit në kryeqytet.
Një makinë që drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet R.Q. përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të rënda, humbi jetën 72-vjeçarja. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel