Një person është arrestuar nga policia dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2021.

Pas një hetimi disa vjeçar, policia ka realizuar operacionin “Kultivimi”, ku si rezultat i të cilit u vu në pranga Shaqir Helmi, 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Bardhok Lleshi, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Enver Muça, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Të tre këta shtetas dyshohet se në vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat, u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve u proceduan penalisht 3 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe 1 shtetas për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” , konkretisht shtetasit:
-E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, (i dënuar më parë nga autoritetet britanike për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”), pasi në banesën e tij u gjetën 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
-V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe fishekë të armës gjahut.
-R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë sportive dhe disa fishekë luftarak.
-V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta