Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë: Ndikon në frymën e lojës së ndershme

13/04/2025 20:22

Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit.

Atë ditë policia serbe ushtroi dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërkohe që përdori fyerje e kërcënime për të shkuar më pas e bastisur dhomën e zhveshjes së lojtarëve duke kontrolluar sendet personale të tyre. Qeveria e futbollit në vendin tonë dërgoi një letër zyrtare në drejtim të Federatës Serbe të futbollit duke shprehur shqetësimin për të gjithë këtë incident shumë të rëndë

Ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me një incident të ndodhur së fundmi me ekipin KF Tërnoci gjatë ndeshjes së zhvilluar më 6 prill në Luginën e Preshevës-lexohet ndër të tjerat në letrën e Federatës Shqiptare të futbollit-Ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike. Situata të tilla jo vetëm që rrezikojnë mirëqenien e të përfshirëve, por mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë — elemente thelbësore për sportin tonë, sidomos në kuadër të përgatitjeve tona të përbashkëta për UEFA Euro U21 2027”, thuhet në deklaratë.

Federata shqiptare e Futbollit e mbyll reagimin e saj duke deklaruar se do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vijim dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të të gjithë aktorëve të futbollit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta