“Çfarë pa Kryeshërbëtorja”/ Regjisori Kiço Londo rikthehet me komedinë e famshme pas 50 vitesh në Elbasan

13/04/2025 12:36

Regjisori Kiço Londo kthehet në Elbasan pas 50 vitesh, për rastësi me premierën e tij të 50.

Komedia “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” e cila kombinon mjeshtërisht humorin absurd me realitetin tronditës të marrëdhënieve njerëzore, është pritur nga publiku elbasanas me plot të qeshura e duartrokitje.

Vepra e autorit britanik Joe Orton erdhi si lojë e shkëlqyer e aktorëve Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjell Hoxha dhe Livjon Aliaj.

Shfaqja solli një galeri karakteresh që luhaten mes çmendurisë, dëshirës dhe absurditetit, duke bërë publikun të qeshë, të mendojë dhe të reflektojë.

“Çfarë pa Kryeshërbëtorja”, do të shfaqet në teatrin “Skampa” të Elbasanit deri në datën 16 maj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta