Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, konkurrent në Big Brother i cili goditi Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Policia thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Top Channel reagoi menjëherë duke dënuar me vendosmëri çdo formë dhune dhe ritheksuar angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta