Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës, Kurti: Një miqësi më shumë për popullin tonë

12/04/2025 22:24

Sudani është bërë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë të shtunë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef el-Sharif i cili i ka dhënë njoftimin për njohjen.

Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë, shkruan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një reagim në “Facebook”.

“E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta