“Projekti nuk do të jetë për pushtetin e Berishës”/ Kreu i PD-së i drejtohet Ramës: Po përpiqesh kot, i ke dy javët e fundit

12/04/2025 19:52

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se projekti “Shqipëria Madhështore” nuk do të jetë për pushtetin e tij.

Ai deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj korrupsionit në vendin tonë, duke shtuar se do të konsiderohet një vepër e rëndë penale.

“Isha ditë më parë në një treg, gjeta ty njerëz që sakrifikonin shumë. Kalonin 10 orë në kushte shumë të vështira me një barrë fiskale absurde, arbitrare. U merrnin 150 lekë për një metër në trotuar, energjia 18 lek, mbi 140 mijë euro të ardhura u vendosin taksa të rënda, pyeta kasapin si të ecën. Doktor vetëm në ditë festash kemi ato të ardhura që kishim më parë çdo ditë. Një zonjë u përgjigj sa e paguan energjinë, 18 lek tha, 6 lek do ta kesh i thash, buzëqeshi. Këto janë vendim për çdo shqiptar, të majtë të djathë, cilido. Po përpëlitesh kot, i ke dy javët e fundit. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre në këtë mënyrë, jo dhe jo.

Firmosim Ballkanin e Hapur dhe hapim dyert e Shqipërisë, subvencion për çdo fidan, mbrojtje sezonale për fermerët shqiptarë. Kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët. Mbrojtje dhe subvencionim. Do ndërtojmë Shqipërinë Madhështore, miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër: Pastrimin e Shqipërisë, 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Është korrupsioni ai që ka lënë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit është korrupsioni që detyron të rinjtë të largohen nga Shqipëria, dhe zhyt familjet shqiptare. Transparencë maksimale në çdo qindarkë, ju garantoj se korrupsioni do të shpallet vepër penale e rëndë. Pluralizmi do të jetë kryefjala jonë, media të lira, liri politike janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në Europë.

A nuk ishim ne të cilët e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit. Estonia do të jetë shembulli i frymëzimi të Shqipërisë. Ndaj dhe i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre digjitale të Shqipërisë teknologjisë së lartë do të jenë realitet, do të jenë këta që do ti prijnë të ardhmes. Ky pra është projekti, kemi 29 ditë në dispozicionin sot kërkohet nga gjithsecili prej nesh me këtë projekt në dorë si misionar të trokasim në çdo derë dhe zemër. Tek çdo qytetar të ulemi. Nuk është projekt për pushtetin e Berishës, as për karrige, është për veço për qytetarët, për Shqipërinë për shpresën rininë dhe të ardhmen. Rroftë Shqipëria, fitore!”, u shpreh Berisha gjatë shpalosjes së programit, përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta