“Na bëri neve, delet e humbura, të mblidhemi sot që pushtetin ta fitojnë demokratët”/ Pensionistja lavdëron kryedemokratin: Të gjithë e gjetëm forcën te Sali Berisha

12/04/2025 18:25

Teksa mori fjalën në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të folur për shqetësimet e pensionistëve, zonja Liljana nuk kurseu lëvdatat për kryedemokratin Sali Berisha.

“Ne të gjithë së bashku e gjetëm forcën te Sali Berisha”, u shpreh qytetarja, që bëri thirrje për të votuar PD-në në zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas saj, “pushteti do t’i kalonte kështu njerëzve të ndershëm”.

“E pyetën Skënderbeun ku e gjen forcën, tha e gjeta mes jush. Unë nuk do doja që kryeministri ynë i ardhshëm, Sali Berisha të thoshte forcën e gjeta mes jush. Ne të gjithë së bashku e gjetëm te zoti Sali Berisha. Ishte i vetëm me 20 vetë, ja ku jemi sot gjithë Shqipëria në këmbë. Ja ku na bëri neve, delet e humbura, të mblidhemi sot që pushtetin ta fitojnë demokratët, njerëzit e ndershëm. Ta marrin këta kandidatë që mendojnë për njerëzit me thinjat e bardha, për të varfrit. Ne do të mbetemi ata dhjetoristët e ’90, do të mbetemi ata që luftojnë për brezat e ardhshëm të Shqipërisë. Do të mbetemi leva dhe shtysa e rinisë. Mirënjohje për të gjithë njerëzit që luftojnë për popujt e tyre”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta