Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku tha në çeljen e fushatës zgjedhore se synojnë 10 mandate.

Ajo u shpreh se PS kërkon mandatin e katërt, i cili mund të duket shumë për ata që hedhin baltë mbi socialistët, por ajo theksoi se “ky është mandati i shqiptarëve për një marrëveshje që Rama ka nënshkruar me shqiptarët për të dërguar Shqipërinë në BE”.

Balluku: E gjithë Shqipëria do të votojë për PS, Fieri, Patosi, Divjaka, çdo shqiptar, nuk ka më bukur se kur mblidhemi të gjithë bashkë për të çuar këtë vend përpara asi vetëm Edi Rama di. Po kërkojmë një mandat të katërt, duket si shumë për ata që hedhin çdo ditë baltë mbi ne, por ky është mandati i shqiptarëve për një marrëveshje që Rama ka nënshkruar me shqiptarët për të dërguar Shqipërinë në BE.

Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur ne sallën e Parlamentit, sot priten 11 mandate nga siç më tha shoku Gramoz sot në mëngjes, nëse do të jemi të gjithë bashkë me Edi Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta