
Bajram Maton, piktorin 70-vjeçar e gjejmë në banesën e tij në zonën e kodrave të Radhimës. Çdo ambient i banesës së tij është i mbushur me piktura të shumta, Bajrami llogarit më shumë se 1000 të tilla, që nga portretet, natyra e qetë, apo dhe punime të para viteve ‘90.
Ndërsa nuk e ndal punën Bajrami tregon sakrificat e jetës, të cilat nuk e mposhtën pasionin e tij për pikturën. Në vitet 90 ai emigroi së bashku me familjen në Itali, ku mundi me shumë përpjekje edhe të hapte një ekspozitë.
E veçanta e Bajram Matos janë punimet në telajo me spatul dhe me penelë, çka e bën pikturën e tij edhe interesante për syrin e publikut.
“Piktura është bashkudhëtare për mua, dhe sa të kem sy dhe duar nuk do të ndalem, ku pasioni për pikturën më jep kënaqësi, jam I qetë dhe larg streseve” shprehet pitori Bajram Mato.
Afër piktorit rri gjithmonë mbesa e tij dhe dëshira e tij më e madhe është që t’ja trashëgojë asaj pasionin për pikturën.
Top Channel