“Socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën, sepse s’kanë çfarë thonë për dështimet e 12 viteve”/ Chris LaCivita në mitingun e PD: Votoni Berishën dhe jepini vendit një mundësi

11/04/2025 20:26

Arkitekti i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, drejtues i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, mbajti fjalën e tij në mitingun që çeli fushatën e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish, e nisi LaCivita fjalimin, ndërsa ftoi shqiptarët të votojnë PD-në dhe Sali Berishën në 11 maj.

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë. Pse? Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë, Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme? Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë“.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta