
Një gjest i turpshëm ndodhi gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të Mundjes që u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë.
Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev, u përplas me zv.presidentin e Fedderatës Ruse së Mundjes, i cili i vendosi me dhunë medaljen e artë të kampionit Valievit dhe më pas e quajti tradhtar.
I ftuar në “Shqipëria Live”, ai tregon se çfarë i tha Mikhail Mamiashvili gjatë shpërndarjes së medaljeve dhe se ishte diçka që e harroi shpejt, pasi ishte i fokusuar te medalja e artë që fitoi.
“Ndoshta ishte i emocionuar sepse unë dola në finale dhe bëra një ndeshje me kampionin rus, me ish-kampionin olimpik. Ai ndoshta kishte shpresa që kampioni rus do merrte medalje ari dhe në emocione nuk e mbajti dot veten. Tha disa fjalë të ashpra, që unë më parë përfaqësoja Rusinë dhe tani Shqipërinë. Nuk më mërziti aspak. E harrova këtë moment shumë shpejt dhe u mundova të shijoja medaljen, sepse për herë të parë u bëra kampion Europe. Kam marrë shumë mesazhe urimi, edhe sot vijojnë mesazhet. Më mbështesin dhe fansat e mi në Rusi, edhe fansat e mi në Shqipëri.
Familja ime më mbështet. Ata janë të lumtur që unë mora medaljen e artë. Unë ndihem shkëlqyeshëm dhe jam i lumtur që i solla medaljen e artë Shqipërisë.
Mund të them që medalja e bronzit që mora në Paris ishte shumë moment i bukur, por kjo ishte medalje ari dhe i gëzohem më shumë”, thotë Valiev.
Top Channel