
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit deputetin e sapo zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiç.
Ai sipas prokurorisë dyshohet për veprën penale “pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin”, ku ka dhënë Ai urdhrin për sulmin e gazetarëve në Leposaviç.
“I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”, thuhet nga prokuroria.
Më 16 qershor 2023, në periudhën kur qytetarët serbë protestonin kundër kryetarëve të zgjedhur shqiptarë, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kishte vizituar komunën e Leposaviçit. Gjatë vizitës së tij, gazetarët u sulmuan me shok-bomba, gurë e pati edhe sulme fizike.
Sllavko Simiç është rizgjedhur deputet në zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Top Channel