
Duket se nuk ka kthim pas për të shpëtuar martesën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit!
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se mëngjesin e kësaj të premteje avokati i Metës, Genc Gjokutaj është paraqitur në Gjykatën Civile të Tiranës, në lidhje me procesin e divorcit mes çiftit.
Seanca është lënë për ditën e sotme prej datës 21 shkurt pasi sipas gjyqtares duhet të paraqiten të dy paditësit që kërkojnë divorcin.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se përpara se të nisë shqyrtimi i padisë së divorcit ligji kërkon praninë e çiftit të cilëve u ofrohet në një seancë paraprake mundësia e pajtimit dhe në rast se ata e refuzojnë pajtimin, vazhdohet me gjykimin për divorc.
Ky është parashikimi ligjor për çdo divorc tha Anila Hoxha, edhe pse shume çifte dy vitet e fundit përballë stokut të dosjeve po i drejtohen noterëve për të firmosur marrëveshjen për divorc dhe kjo marrëveshje më pas normalizohet me vetëm një seancë në gjykatën civile.
Padia e divorcit u paraqit në qershor nga Ilir Meta, ndërkohë që prej tetorit ai mbahet nën arrest më burg për llogari të SPAK.
Në fund të procesit, ku Kryemadhi nuk mori pjesë, Gjykata vendosi zgjidhjen e martesës.
Top Channel