“Vejusha gazmore”/ Studentët e Arteve vënë në skenë operetën me tre akte

11/04/2025 15:34

Godina e Universitetit të Arteve u gjallërua të enjten në mbrëmje kur studentët vunë në skenë “Vejushën Gazmore”, një operetë që ndërthur dashurinë, paragjykimet dhe humorin.

Ana është vajzë e re familja e së cilës është larguar nga Tirana drejt Parisit, aty ku dashurohet me një parizien, por përballë shumë pengesave e botëkuptimeve të ndryshme, detyrohet të ndahet. E zhgënjyer nga dashuria, Ana zgjedh të lidhet me një burrë të moshuar e të pasur.

Kjo operetë me tre akte është produksioni i parë i këtij lloji që realizohet i gjithë nga studentët e Arteve, përfshirë orkestrën, skenografinë e kostumografinë, nën regjinë e Redjan Mullës.

Teksa numri i studentëve në Universitetin e Arteve është në ulje, evente të tilla synojnë ta tërheqin të rinjtë për të studiuar në shkollat e artit dhe t’u japin mundësinë studentëve të prekin skenën që në bankat e shkollës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta