
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri është përfshirë në debat me drejtuesen e emisionit Top Story në Top Channel, Grida Duma.
Ndërsa komentoi mbështetjen financiare të partisë, Qorri u shpreh se është më mirë të ketë shumë persona që kontribuojnë me nga pak para se sa një grup i vogël që dhuron shuma të mëdha.
Qorri: Unë s’mund të jap një shifër të saktë, anëtarët tanë mbi të gjitha nga diaspora kontribuojnë çdo muaj, 500 dollarë është një aktivist i ynë nga SHBA, janë shumë, padiskutim qindra çdo muaj, po të shohësh rrugëtimin e partisë në dy vite, bëmë një thirrje për fonde më parë dhe mora vesh që ishin mbledhur 5-6 milionë të vjetra brenda 24 orëshit të parë, se si kërkojmë ne mbështetjen e njerëzve, duhen sa më shumë vetë që të kontribuojnë, jam skeptik se një person që dhuron 20-30 mijë euro nesër do aksione nga kjo kompania jonë e vogël, partia.
Duma: Pse ti korruptohesh me 10-20 mijë euro?
Qorri: Jo nuk korruptohem, por ata që kanë aq para quhen oligarkë, ai që dhuron shuma marramendëse është duke blerë vullnetin. Ne nuk kemi ligj për financimin e partive, mund të marrësh para dhe në fund KQZ të vë 2 milionë lekë të vjetra gjobë.
Top Channel