
Arben Goxha, administrator i “A.M.G” shpk, ishte i ftuar në Top Story, në Top Channel, ku dha një sqarim për konsumatorët në lidhje me importimin e filetove të pulës me salmonelë.
Ai u shpreh se rasti u trajtua keq publikisht, ndërsa shtoi se produktet e importuara janë të sigurta dhe të monitoruara.
“Për mua është një shqetësim shumë i madh, dua të jap shpjegimet e mia.
Ne operojmë në treg që prej vitit 2005. Kompania ka një kapacitet të madh në tregun shqiptar. Ka një potencial të madh. Është një nga kompanitë të mëdha të importit të produkte të ngrira. Jemi dhe një ndër operuesit kryesore të mishit. Mishi i pulës, derrit dhe gjelit. Importohen deri ne 40 mijë ton në vit. Kompania jonë importoi 5-6 mijë tonë në vit. Ky është rasti i parë që gjendemi në këtë situatë dhe mendoj se është trajtuar në mënyrë më të keqe publikisht. Kompania jonë ka histori të gjatë në tregun shqiptar dhe transmeton siguri për konsumatorin shqiptar. Dua të siguroj konsumatorin shqiptar se produktet që ne importojmë janë të sigurta dhe janë të monitoruara.”, tha ai.
Top Channel