‘Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare’, spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg
Agron Shehaj dhe gazetari Arion Sulo janë përfshirë në një debat teksa ishin të ftuar në “Top Story” në Top Channel.
Sulo i tha Shehajt, se partia e tij dhe partitë e tjera të vogla janë pengesë edhe për rotacionin politik.
Kreu i Partisë Mundësia, u përgjigj duke thënë se po lufton për ndryshimin, ndërsa shtoi se “Mundësia” është e vetmja parti që s’ka dorë të fshehtë nga pas që e financon.
Pjesë nga debati në studio:
Shehaj: Ne jemi e vetmja parti që s’kemi një dorë nga pas që na financon.
Sulo: Kë ka Desh Shehaj financues?
Shehaj: Nuk e di. Të thotë kë ka. Po të doja rotacionin unë s’dilja fare nga PD. Shumë mirë isha aty.
Sulo: Kritikët thonë që ju dhe partitë e tjera jeni pengesë edhe për rotacionin.
Shehaj: Kur zgjedh të punosh për ndryshimin është e qartë që do punosh për rotacionin ose për ndryshimin. Unë po luftoj për ndryshimin. Unë nuk vë asnjë datë… nëse ke zgjidhje për ndryshimin…
Sulo: E gjithë opozita front!
Shehaj: Shqiptarët kanë ikur…
Sulo: Ke qenë në një parti që ke thënë të kundërtën. Ke thënë që kryeministri qenka më i korruptuar.
Shehaj: Ça kam thënë, e them. Kam qenë brenda PD për të sjellë ndryshimin, dhe atë po e bëj me projektin politik.
Top Channel