
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar.
Vendimet e plota:
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në pajisjet e sistemit VAR sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Lojtari i Eagle Football, Aldo Branica, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kunder KF Klosi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Vllaznia U-18, Erhart Lilo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Kinostudio U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Erzeni U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Lushnja U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i AF Elbasani U-17, Ervis Tafa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Laberia SK U-17, Angjelos Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kunder FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder AF Elbasani U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Flamurtari Futsall, për mos përmbushje të detyrimeve duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Lojtari i Flamurtari Futsall, Ardit Shehaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
Holle Tiranë U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Tiranë, kunder Selaci Junior U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Redin Malaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KKS Albanet, Erli Hoti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Andrea Pjetri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Legjendat 9×9, Ledjo Hima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Top Channel