Bieta Sulo surprizohet live në 40-vjetorin e lindjes, tortë e lule! Kujton mes emocionesh dy dekada në ekranin e Top Channel

10/04/2025 19:04

Takimi i kësaj pasditeje në “Ftesë në 5” ishte totalisht jashtë skenarit të autores dhe moderatores Bieta Sulo, që stafi e surprizoi në 40-vjetorin e lindjes.

Jam e emocionuar nga fakti që gjeta një studio të dekoruar, të mbushur me lule. Faleminderit për urimet. Më ndodh që gjithnjë ditëlindjet t’i kem në punë dhe ta ndajmë së bashku”, e nisi Bieta emisionin, ndërkohë që të ftuarit hynë më pas në studio me tortë, shampanjë e shumë lule. I ftuari më i veçantë ishte padyshim Kroi, djali i moderatores, që uroi live nënën e tij.

Përveçse përvjetori i lindjes, ky vit mbart një tjetër jubile për Bieta Sulo, që mbush 20 vite në ekranin e Top Channel! Aty ku për dy dekada ka qeshur, ka qarë, ka përqafuar personazhet që zgjodhën të rrëfejnë sekrete, e padyshim ka dërguar e vazhdon të dërgojë një ftese në orën 5, për këdo që ka diçka për ta ndarë së bashku.

Në një moment emocionues, Bieta falenderoi publikun dhe drejtuesit e Top Channel, të cilët i konsideron mbështetje e madhe.

“Përvoja në ekran erdhi si një kërkesë e brendshme për një rritje profesionale. Ka qenë fat dhe privilegj që puna e parë ka qenë në Top Channel, sepse ka shumë rëndësi se ku ti e nis rrugëtimin tënd profesional, sepse është vendi që të mëson me standardet. Sot që jam 40 vjeçe, më barazohet jetë pa Top Channel dhe me Top Channel. Kam pasur fatin të nis punë këtu në një kohë që Tan Hoxha ishte gjallë dhe kam pasur fatin të përshëndetem dhe vazhdoj të jem në këtë televizion që drejtohet me po të njëjtin vizion nga vajzat e familjes, Sara dhe Lori që po ashtu më kanë përkrahur në çdo hap”.

Po ashtu, ky vit shënon për moderatoren 20-vjetorin e marrëdhënies me Alban Dudushin.

“Po aq, janë 20 vite me Albanin dhe 20 vite pa Albanin. Dhe do që, sikur nuk jemi mërzitur (qesh). 20 vite intensive me njëri-tjetrin, 20 vite po ashtu shoqe me Xhoelin dhe 8 vite mama e Kroit”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta