
Bashkimi Europian thotë se do të pezullojë kundërmasat ndaj tarifave të Presidentit Trump për 90 ditë.
Njëzet e gjashtë shtete anëtare të BE-së – të gjitha përveç Hungarisë – votuan për të imponuar kundërmasat vetëm disa orë para se Trump të shpallte pezullimin e tij prej 90 ditësh për zbatimin e tarifave dje.
Sipas planeve të Komisionit Evropian, masat kundërpërgjigje do të futeshin në tri faza duke filluar nga 15 prilli – me një vlerë prej 3.9 miliardë euro (4.3 miliardë dollarë) për produktet që SHBA-ja i shet shteteve të BE-së që do të preken.
Një muaj më vonë, më 15 maj, ishte parashikuar që një tjetër 13.5 miliardë euro (14.9 miliardë dollarë) mallra të ndikoheshin, për t’u pasuar nga 3.5 miliardë euro (3.8 miliardë dollarë) më 1 dhjetor.
Këto tarifa ishin një përgjigje ndaj taksave të 25% të importit që Presidenti Trump vendosi për të gjithë çelikun dhe aluminin dhe që hynë në fuqi në mes të marsit. Ato aplikoheshin si për BE-në, ashtu edhe për pjesën tjetër të botës.
Top Channel