Akademiku Rexhep Qosja fiton çmimin “Lumo Skëndo” me veprën “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”

10/04/2025 15:46

Akademiku Rexhep Qosja u shpall fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Libri “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” u vlerësua si vepra më e mirë në publicistikë dhe eseistikë nga juria e kryesuar nga studiuesja e Shkencave Humane, Belina Budini me anëtarë Uran Butkën, Anastas Angjelin, Rudina Xhungën e Aida Tucin. Çmimi iu dha me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Akademiku Rexhep Qosja e cilësoi një nderim të veçantë këtë çmim, që risjell në vëmendje veprën dhe emrin e një personaliteti të madh sikurse ishte Mid’hat Frashëri. Vepra e akademikut është një testament për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën, si vlera të rëndësishme të jetës dhe kombit.

Ky ishte edicioni i katërt i çmimit “Lumo Skëndo”, që përkoi me 145-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, që la gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta