“Polici serb më goditi në fytyrë”/ Futbollisti shqiptar tregon për “Shqipëria Live”: Na kontrolluan çantat për thika, njoftimi i erdhi nga…

09/04/2025 13:56

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes policisë serbe dhe një futbollisti shqiptar.

Në një sfidë mes Vllados dhe klubit shqiptar të KF Tërrnocit ka pasur një incident policia është futur në fushë dhe ka pasur një përplasje me futbollistin Veton Zeqiri, aq sa më pas që situata ka shkuar më tej, me policinë në dhomat e zhveshjes.

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, futbollisti tregon se polici serb e goditi dhe çfarë e solli situatën që të agravonte.

Veton Zeqiri: Incidenti nisi që nga fillimi i ndeshjes. Ne ishim të provokuar nga ekipi kundërshtar dhe në një moment nga gjysma e ndeshjes, sigurimi mendoi se një futbollisti ynë kishte thikë në çantën e tij dhe se ne kishim shkuar të sulmonim ekipin kundërshtar. Një moment, policia serbe hyri në fushë dhe unë isha lojtari i parë që isha afër tyre, ndalova policin për ta pyetur se përse hyri, pasi në rregullore është e ndaluar që policia të futet në fushë pa lejen e delegatit. Ai nuk më dha ndonjë përgjigje, vetëm më goditi.

Sidorela Gjoni: Ti nuk pate asnjë lloj revolte? Cili ishte dialogu që bëtë me njëri-tjetrin që e shtyu atë të të qëllonte?

Veton Zeqiri: Jo, jo. Unë e pyeta në mënyrë njerëzore se përse u fut në fushë. Ai nuk më dha ndonjë përgjigje. Përgjigja e tij ishte goditja që më dha në fytyrë mua.

Sidorela Gjoni: Po pas kësaj, si shkoi situata?

Veton Zeqiri: Kur më goditi herën e parë, ai tentoi të më godiste sërish, kur pa që shokët e mi të skuadrës kishin kamera duke filmuar, ai uli kokën dhe doli nga stadiumi.

Sidorela Gjoni: Kush e dha njoftimin që njëri prej jush mund të kishte një thikë dhe si nisi kontrolli i policisë?

Veton Zeqiri: Sigurimi i stadiumit, sepse këtu duhet të ketë sigurime brenda fushës dhe ai thuhet se e kishte parë futbollistin tonë se kishte një thikë në çantë dhe telefonoi policinë.

Sidorela Gjoni: Ndeshja u ndërpre? Pse erdhën në fushë? Pse nuk pritën ta bënin kontrollin në dhomat e zhveshjes siç ndodhi më vonë?

Veton Zeqiri: Ndeshja ishte rreth minutës së 81’ dhe kur hyri policia në fushë ne e ndaluam ndeshjen. Policia më vonë erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na kontrolloi sikur të ishim kriminelë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta