Parashikimi i motit/ Kthjellime, por temperatura -5 gradë C
09/04/2025 07:39
Edhe këtë të mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor nga orët e mesditës e pasdite era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/s.
Ndërsa në det, valëzimi i forcës do të jetë 1-3 ballë.
Temperaturat në vlera minimale regjistrohen në Kukës, Peshkopi dhe Bajram Curr, ndërsa ato maksimale në Tiranë dhe Sarandë.
Top Channel