
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian” renditi planet e qeverisë për përmirësimin e jetesës së fëmijëve në vendin tonë.
Ai u shpreh se u hap një kapitull i ri në sistemin e shërbimit shëndetësor, me hapjen e klasave për fëmijët e sëmurë të shtruar në spital.
Sipas Ramës, ministritë po punojnë për shtimin e mësuesve për fëmijët me nevoja speciale.
Rama: Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave po punojnë që të rrisin numrin e mësuesve specialë, ashtu sikundër hapëm një kapitull të ri në sistemin e shërbimit shëndetësor për hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital klasa arti dhe arsimore që u shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin mësimin. U shërbejnë një kurrikule speciale. Nga ana tjetër edhe vendosja e qëllimit tonë për të çuar më tutje ndërveprimin me prindërit në funksion të përputhjes së programeve të shkollës dhe punës së prindërve, duke nisur me dhënien e ushqimit në shkolla nga bashkitë të çdo qarku, edhe projekti që kemi për të mbështetur akoma më shumë për nënat kryefamiljare me tre fëmijë. Duan të shtoj edhe një element të rëndësishëm, elementi i parandalimit, jo vetëm në drejtim të nxjerrjes së fëmijëve në situatën e varfërisë, por edhe parandalimin. Nga 130 në 260 milionë fondin për mbrojtjen sociale.
Top Channel