Biznesmenët kërkojnë shkollë profesionale për shoferët, Rama në Portin e Durrësit: Jemi të gatshëm! Zgjidhim edhe problemin e skanerit

08/04/2025 18:57

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Portin e Durrësit, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të transportit, me qëllim për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave.

Rama e quajti të gabuar koncesionin e skanimit dhe u angazhua në uljen e tarifës të këtij shërbimi. “Skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por e shtetit, pra shteti bën skanimin e kamionëve për punën e vetë”, tha kryeministri.

“Ne kemi në Shqipëri një start-up, i cili është mbështetur nga programet tona dhe operon në portin e San Francisco-s deri këtu dhe ka bërë një punë goxha të dobishme atje. Ne folëm me ministren dhe do ta sjellim këtu, që t’ju bëjë juve një prezantim si operon në portin e San Francisco-s dhe bashkë me portin e Durrësit, do të kemi mundësinë ta lidhim me ju. Por tema që jemi këtu është tema e skanerit dhe dua të përsëris diçka që kam thënë shumë kohë më parë e ky është një koncesion i gabueshëm, të cilin ne e kemi trashëguar. Nuk kemi pasur të mundur ta godisnim për shkak të paktit, që ashtu sikurse është kopsitur, do na kushtonte një kosto të madhe në arbitrazh. Jemi munduar ta zbusim këtë kosto, kur e kemi çuar nga 45 në 22. Por mbetet një koncesion i gabuar totalisht, sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por e shtetit, pra shteti bën skanimin e kamionëve për punën e vetë. Ne kemi bërë koncesione që i shkojnë në favor qytetarëve. Vërtet kemi bërë për analizat laboratorike, por nuk ia kemi ngarkuar pacientëve të paguajnë. Janë partneritete që japin shërbime shumë më të mira dhe në të njëjtën kohë paguhet në një afat shumë më të gjatë. Ndërkohë që këtu jemi përpara një situate që do zgjasë deri në 2030. Ajo sot që ne do bëjmë, duke pasur parasysh tani natyrën e aktiviteteve tuaja dhe të gjitha bashkë, ne do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100% por kontroll në bazë risku.

E vërteta është që përtej kostos marramendëse që ka ky lloj koncesioni, e ka të mirën që e ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën. Sot, praktikisht, unë fola me drejtorin e doganës, që ne nuk kemi pse të flasim. Është diçka për t’u bërë. Ta bëjmë. Me sa di do firmoset diçka që do na e bëjë këtë. Për pjesën e shoferëve, ky është një problem shumë më i madh. Ka shumë vende të tjera që po e kalojnë këtë problem. Ju pagat i keni rritur ndjeshëm. Ndërsa sa i përket shkollës, ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një bashkëpunim, me Ministrinë e Infrastrukturës, me portin, ta ndërtojmë një shkollë profesionale. Është një lloj shkolle ku merren kushte të caktuara që iu vlejnë shoferëve tuaj për këto procese speciale”.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta