
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një monument i rrallë përgjatë rrugës Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Ky stacion antik, i njohur si një nga ndalesat më të rëndësishme të rrugës Egnatia, ndodhet në fshatin Bradashesh, pranë Elbasanit.
Restaurimi i këtij monumenti përmirëson ofertën turistike të Elbasanit ndërsa gjithnjë e më shumë vihet re interesi në rritje i vizitorëve të huaj.
Në lashtësi, Ad Quintum shërbente si një stacion pushimi për udhëtarët dhe tregtarët që lëviznin përgjatë kësaj arterieje të rëndësishme romake.
Një nga elementët më të veçantë të këtij stacioni është hamami, një kompleks banjash publike që daton në shekullin e II të erës sonë. Stacioni ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130 m² dhe përbëhet nga dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë dhe ai me ujë të ftohtë.
Top Channel