
U përkujtua sot në Durrës 86-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare.
Autoritete vendore, veteranë dhe familjarë të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939.
86 vjet më parë, kur trupat fashiste zbarkuan në Durrës, u pritën me armë, duke rezistuar, pavarësisht mungesës së pajisjeve dhe numrit të vogël. Lufta u zhvendos në rrugët e qytetit, përpara se rezistenca të thyhej nga goditjet e artilerisë së rëndë.
Përtej së kaluarës, Shqipëria dhe Italia kanë ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi, veçanërisht në fushat ekonomike, sociale dhe kulturore. Sot, në Durrës jeton një komunitet i integruar italianësh, ashtu si dhjetëra mijëra shqiptarë kanë ndërtuar jetën e tyre në Italinë fqinje.
Top Channel