“Nuk jam i lumtur me situatën në Ukrainë”, Trump: Jemi afruar disi me të dyja palët

07/04/2025 23:01

Presidenti Donald Trump tha se ai “nuk është i lumtur” për sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, ndërsa SHBA përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftimeve midis dy vendeve.

“Unë nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh me bombardimet, sepse ata po bombardojnë si të çmendur. Nuk e di se çfarë po ndodh atje. Kjo nuk është situatë e mirë”, tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vërejtjet e Trump erdhën pas një pyetjeje se pse plani i tij i ri tarifor nuk përfshin asnjë taksë ndaj Rusisë. Presidenti tha se kjo ndodh “sepse ne nuk po bëjnë biznes, me Rusinë, sepse ata janë në luftë”.

Trump tha se zyrtarët amerikanë po takohen me Rusinë dhe Ukrainën dhe se po afrohen disi, megjithëse ai nuk tha nëse kjo nënkuptonte afër një armëpushimi.

Komentet vijnë pas një sulmi me raketa ruse në Kryvyi Rih, ku u vranë të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë. Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të këtij viti në konflikt.

Trump tha gjithashtu se kohët e fundit ishte “i zemëruar” nga një telefonatë me liderin rus, i cili hodhi poshtë propozimin e Trump për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm në Ukrainë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta