Fatura “Trump” 2.5 milion dollarë/ Eksportuesit e bimëve medicinale kërkojnë rimbursim, ulje taksash dhe fiksim të kursit të euro

07/04/2025 15:04

Vendosja e tarifës 10% nga qeveria e presidentit Trump, pritet të sjellë një kosto prej 2.5 milionë dollarë për eksportuesit shqiptarë të bimëve mjekësore dhe aromatike.

Teksa po ndjejnë efektet e para të aplikimit në kontratat e reja, shoqatat kërkojnë një paketë masash ndihmëse për sektorin.

Rimbursim të menjëhershëm 10% TVSH për fermerët, një kurs të stabilizuar për euron dhe dollarin por dhe masa fiskale si heqja e tatimit mbi pagat për vlera deri në 80 mijë lekë për punonjësit sezonal por dhe pagim të kontributeve shoqërore, janë kërkesat e eksportuesve.

Filip Gjoka, kreu i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike thotë: “Duke qenë se ndodhemi në këtë moment vështirësie kërkojmë nga qeveria që 10% i TVSH të shkoj drejtpërdrejtë tek fermeri dhe jo te grosistët. Kjo taksë nëse do vazhdoj të ngelet në fuqi do ta ndajmë përgjysmë midis shitësit dhe blerësit që mos të ndikojë direkte tek fermerët.”

Ndërsa shpresat i kanë tek qeveria, eksportuesit shqiptarë thonë se si zgjidhje do të shohin edhe zhvendosjen e tregjeve drejt vendeve të lindjes.

“Ne jemi në negociata me Singaporin kinën dhe disa vende të tjera.”

Ekspertët e tregut i vlerësojnë reagimet e bizneseve shqiptare për të mbrojtur tregun por thonë se më shumë kosto do të krijohen edhe dollari, I cili në tregun valuator shqiptar  ka rënë lehtë pas këtyre tarifave.

“Edhe biznesi vendas ka të drejtë në aspektin financiar të ndikohet dhe do ndikohet edhe pse është simbolike por duhet patur parasysh që është një masë reciprociteti. Ka një tentativë për të goditur dollarin në tregjet ndërkombëtare që mos të jetë e vetmja monedhë shkëmbimesh në tregun ndërkombëtar”, shprehet Emilio Cika, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

SHBA-të janë tregu kryesor për eksportin e bimëve mjekësore nga Shqipëria, me 32% të totalit të shitjeve në 2024-n. Sipas INSTAT, në vitin 2024, eksportet e bimëve drejt këtij shteti ishin 1.65 miliardë lekë, ose rreth 16.4 milionë dollarë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta