86 vjetori i rezistencës! Përkujtohet në Durrës “7 prilli i vitit 1939”, pushtimi fashist

07/04/2025 19:59

U përkujtua në Durrës 86-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare.

Autoritete vendore, familjarë të veteranëve dhe të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939.

86 vjet më parë, kur trupat fashiste zbarkuan në Durrës, u pritën me armë, duke rezistuar, pavarësisht numrit të pakët dhe mungesave në armatim. Lufta u zhvendos në rrugët e qytetit, ndërsa rezistenca u thye nga goditjet e artilerisë së rëndë.

Sot, në Durrës jeton një komunitet i integruar italianësh, ashtu si mijëra shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Italinë fqinje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta