“Karota ime e shkëlqyer”, mund të thonim me humor për muzikën e interpretuar nga Mbreti Charles, teksa sajoi një flaut të bërë nga perimja portokalli.

Monarku britanik mori pjesë disa ditë më parë në një pritje të organizuar për të nderuar ata që kontribuojnë në muzikën popullore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Kështjellën Windsor, atij iu dhurua një flaut i veçantë, i bërë nga një karrotë, nga Orkestra e Perimeve të Londrës. Duke e mbajtur në duar këtë instrument të pazakontë, Mbreti interpretoi ninullën e njohur “Twinkle, Twinkle Little Star”.

Ky ansambël muzikor u formua më shumë se një dekadë më parë nga studentë të Akademisë Mbretërore të Muzikës, të cilët tani janë bërë muzikantë profesionistë. Ata krijojnë instrumente të veçanta, të punuara me dorë nga perime të ndryshme si patate, speca e perime te tjera.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta