Protesta për ujin/ Pa rrugë dhe pa shkollë, banorët e fshatit Zboq: Jemi të izoluar

06/04/2025 15:59

Fshati Zboq vetëm pak kilometra larg Maliqit përballet me probleme të theksuara infrastrukturore.   

Në lagjen e poshtme ku jetojnë  15 familje nuk ka as rrugë, as ujë dhe as institucione arsimore për fëmijët ndërsa në lagjen e sipërme jetojnë vetëm dy familje që janë thuajse të izoluara pasi rruga është e pakalueshme.

Ata mbeten të privuar nga çdo shërbim prej vitesh ndërsa thonë se instancat mbeten indiferente ndaj nevojave të tyre çka i ka shtyrë të protestojnë

Fshati Zboq i cili dikur ka pasur 150 familje është në prag të zbrazëtisë pasi banorët në mungesë të kushteve minimale kanë emigruar jashtë apo drejt zonave urbane.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta