Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave të Bashkuara deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën tarifa për shkak të reciprocitetit.
Sipas kryedemokratit shqiptarët dhe kushdo duhet të dijë të vërtetën “të gjithë ata që ankohen sot, më parë kanë pasur tarifa kundër SHBA-së”.
“SHBA ka vendosur një sistem tarifash sepse të gjitha vendet e tjera kanë pasur tarifa ndaj saj. Kjo është e vërteta.
Duhet ta dini të vërtetën: të gjithë ata që ankohen sot, më parë kanë pasur tarifa kundër SHBA-së.
Shqipëria nuk do të vendosë asnjë tarifë për mallrat amerikane, dhe jam i bindur se edhe SHBA do të veprojë njësoj, sapo t’i heqim ne tarifat tona”, tha ai.
Sali Berisha bëhet i vetmi politikan europian, që mbron tarifat amerikane kundër Europës, dhe për më tepër kundër vendit të vet.
Top Channel