Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re Tronditet sërish Kosova pas një ngjarjeje të rëndë, ku zyrtar policor është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Mediat vendase raportojnë se vdekjen e policit 47-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
”Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.
Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, deklaron zyra e policisë.
Top Channel