Priti në një takim Netanyahun, Orban kërkon tërheqjen e Hungarisë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

04/04/2025 07:10

Hungaria po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), sipas asaj që njofton qeveria e saj.

Një zyrtar i lartë në qeverinë e kryeministrit Viktor Orban e konfirmoi këtë disa orë pasi lideri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet sipas një urdhër-arresti të ICC-së, mbërriti në Hungari për një vizitë shtetërore.

Orban e kishte ftuar Netanyahun sapo u lëshua urdhër-arresti nëntorin e kaluar, duke thënë se vendimi nuk do të kishte efekt në vendin e tij.

Në nëntor, gjyqtarët e ICC-së thanë se kishte “baza të arsyeshme” që Netanyahu mbante “përgjegjësi penale” për krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Netanyahu e ka dënuar vendimin e ICC si “antisemitik”.

ICC, një gjykatë globale, ka autoritetin të ndjekë penalisht të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Hungaria është një anëtar themelues i ICC, i cili numëron 125 shtete anëtare dhe do të jetë vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të tërhiqet prej tij. Një tërheqje nuk ka ndikim në procedurat në vazhdim.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Orban pohoi se ICC ishte bërë një “gjyq politike”. Ai shtoi se vendimi i gjykatës për të lëshuar një urdhër kundër liderit izraelit “e tregoi qartë” këtë.

Netanyahu ndërkohë përshëndeti vendimin “të guximshëm dhe parimor” të Hungarisë për t’u tërhequr nga gjykata.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta