“Vëzhgim i plotë dhe gjithëpërfshirës i procesit zgjedhor”/ Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin për zgjedhjet e 11 Majit

01/04/2025 16:30

Teksa na ndajnë pesë javë nga data e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një delegacion i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ishte sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Delegacioni kryesohej nga ambasadori Lamberto Zanier.

Gjatë takimit, prezantuam një tablo të plotë të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë dhe adresuam të gjitha çështjet me interes për ekipin e Zanier, njofton KQZ në deklaratën për media.

“Diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor. Informuam me hollësi mbi përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë. Në vijim, Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta