Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici

31/03/2025 10:43

Dy persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë pasi vodhën kasafortën dhe furgonin në një thertore në fshatin Golem të Lushnjës.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta