Sulmet e vazhdueshme ruse ne Ukrainë, Zelensky: Rusia meriton presion të shtuar! Putinit nuk i intereson…

31/03/2025 09:11

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti fjalimin e tij të zakonshëm për popullin ukrainas mbrëmjen e djeshme, dhe me sa duket iu përgjigj komenteve të Donald Trump për Vladimir Putin.

Ai tha se Putinit “nuk i intereson diplomacia” dhe bëri thirrje për presion të mëtejshëm ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Prej disa javësh ka një propozim të SHBA-së për një armëpushim pa kushte. Dhe pothuajse çdo ditë, në përgjigje të këtij propozimi, ka dronë rusë, bomba, granatime artilerie dhe sulme balistike“, tha presidenti ukrainas.

Rusia meriton presion të shtuar. Të gjitha masat e ashpra që mund të thyejnë kapacitetin e saj për të bërë luftë dhe për të mbështetur sistemin që nuk dëshiron asgjë tjetër përveç luftës,” shtoi Zelensky

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta