Pa ujë në vapën mbi 40 gradë/ Miliona euro investime në ujësjellës, banorët e Bajzës dhe Koplikut mbushin ujë në burime 16/08 15:45
Prej 25 vitesh Aishe Kurti punon në tezgjah. Zanatin që mësoi nga gjyshja Aishja jo vetëm e përmirësoi, por e trashëgoi edhe tek vajzat e saj.
Aishja end në tezgjah qilimat me motive të Librazhdit, por jo vetëm, kërkesat e shumta kanë bërë që ajo të mësojë edhe motivet e zonave të tjera të Shqipërisë. Kërkesat më të shumta për punimet e dorës vijnë nga emigrantët.
Teksa ende ruan me fanatizëm punimet rreth 100 vjeçare të gjyshes Aishja mendon që puna e dorës nuk vlerësohet sa duhet, ndërsa shumë e rëndësishme është që kjo traditë mos zhduket.
Top Channel