
Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale,bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit.
Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O.
Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., alias A. O. 38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës. I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel