
Të paktën një person ka vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite, duke i vënë flakën shtëpisë, thanë zyrtarët.
Avioni, një aeroplan i vogël transporti ekzekutiv i aftë për të transportuar gjashtë persona, goditi shtëpinë rreth orës 12:20 të pasdites me orën lokale ndërsa po shkonte për në Aeroportin e Anoka County-Blaine në Minneapolis nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë .
Nuk ka të mbijetuar nga avioni i vogël, tha shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park, Shawn Conëay në një konferencë shtypi. Është ende e paqartë se sa njerëz ishin saktësisht në aeroplan, por zyrtarët po konfirmojnë të paktën një vdekje, tha zëdhënësi i qytetit të Brooklyn Park, Risikat Adesaogun për CNN.
Nuk raportohet për viktima nga brenda shtëpisë. Pamjet video nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëpinë e përfshirë plotësisht nga flakët.
FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë, tha FAA.
Top Channel