Trump kërkon aneksimin e Greonlandës, “Fox News” publikon sondazhin: Më pak se 30% e amerikanëve duan të bashkohen

29/03/2025 09:34

Më pak se 30% e amerikanëve duan të bashkohen me Groenlandën, sipas një sondazhi nga Fox News.

Ndërkohë, 85% e groenlandezëve janë kundër marrjes së territorit nga SHBA.

Që nga marrja e Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur planet që SHBA të marrë territorin danez.

Zv/presidenti JD Vance aktualisht po viziton trupat amerikane në Groenlandë, duke u thënë atyre se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë nga populli i Groenlandës”.

Vance shtoi se Groenlanda do të ishte më mirë “të vinte nën ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara sesa të ishit nën ombrellën e sigurisë së Danimarkës”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta