Kreu i PD, Sali Berisha në bashkëpunim me Bordin Ekzekutiv të Forumit të Grave të EPP organizoi sot konferencën ndërkombëtare me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se gratë e PPE e mbështetën Partinë Demokratike në procesin kafkian që pësoi.

Berisha: Unë kam një mirënjohje të veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.

Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.

Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.

Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.

Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.

Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.

Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.

Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.

Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën.

Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.

Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht.

Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori.

Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.

Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie.

Në rast se në vitet 1990-1992, siç e theksoi e nderuara Doris Pack, në Europë kishte një interes real për liritë dhe të drejtat themelore, organizoheshin konferenca, flitej në mënyrë të vazhdueshme, sot nuk flitet shumë për liritë dhe të drejtat themelore të një kombi që vuan një narkodiktaturë.

Sot, rastet konkrete mbyllen me një formulë bizare, nuk komentojmë për raste konkrete.

Pra, i theksova këto momente, sepse këto janë gjëra tashmë të njohura.

Por këto zonja të shihni këtu janë luftëtare të pamposhtura kundër këtij regjimi dhe kanë një meritë të jashtëzakonshme.

Në momentet më të vështira këto nuk kanë ngurruar që të dalin ballë për ballë.

E theksova për të shprehur mirënjohjen ndaj jush sepse nuk ka qenë kjo situatë në presidencën tuaj dhe fakti që zgjodhët Shqipërinë për të organizuar këtë ngjarje, është një mbështetje shumë e madhe për ne.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta