Salmonela në mishin brazilian, AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët
04/09 20:26
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka theksuar angazhimin e tij dhe të bashkisë për të mbështetur ata që janë në vështirësi.
Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj njoftoi se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 8 qendra sociale që ofrojnë mbështetje për të moshuarit e vetmuar dhe familjet në nevojë.
“Në pak vite ia dolëm ta bëjmë Tiranën një qytet solidar, që kujdeset në çdo kohë për ata që kanë më shumë nevojë. Ndërtuam dhe rikonstruktuam 8 qendra sociale për gjyshër të vetmuar dhe familje në vështirësi”, theksoi Veliaj në postimin e tij.
Top Channel