Zv/presidenti amerikan viziton Groenlandën: SHBA kujdeset për vendin dhe sigurinë e Arktikut! Ne kemi interes për…

28/03/2025 17:53

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance se bashku me bashkëshorten e tij, Usha Vance, vizituan sot Groenlandën.

“Faleminderit të gjithëve për atë që bëni dhe për mirëpritjen. Nuk kam qenë kurrë në Groenlandë më parë. Me sa duket, unë jam zëvendëspresidenti i parë që ka vizituar ndonjëherë Grenlandën. Kjo është një gjë shumë e bukur”, u shpreh Vance para trupave amerikane në një bazë ushtarake.

Në vijim të deklaratave të tij, Vance tha se do të diskutonte me zyrtarët ushtarakë “saktësisht se çfarë bën baza dhe të gjitha mënyrat e rëndësishme në të cilat ajo kontribuon në sigurinë kombëtare”, ndërsa shtoi se do të informohej për aktivitetet e përditshme të personelit ushtarak.

“Siç e keni dëgjuar, ne kemi  interes për Groenlandën”, theksoi Vance.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta